
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka filluar takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, me të cilët po diskuton për mbarëvajtjen e takimit të së enjtes në Bruksel.
Krahas përfaqësuesve të Listës Serbe, si dhe kryetarë të komunave në veri, në takim po merr pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Pamje të këtij takimi janë publikuar në rrjetin social Instagram.
Pritet që pas këtij takimi presidenti serb të mbajë fjalimin e paralajmëruar./Gazeta10