
Raporti: Kanal10
Në seancën e Kuvendit të enjten është diskutuar për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Kundër lejimit të fertilizimit të asistuar për gratë e pamartuara u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, duke thënë se projektligji në fjalë duhet të rishikohet, pasi sipas tij cenon familjen. E ndaj tij ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.
Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të miratuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Për këtë projektligj nuk morën pjesë në votim disa deputetë të mazhorancës, kurse abstenuan dhjetë nga ta.
Në debat është përfshirë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahamni, i cili e kundërshtoi këtë Projektligj duke thënë se e cenon vlerën e familjes.
Ashpër ndaj deklaratës së bashkë-partiakut të saj ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, duke thënë se ky ligj është i rëndësishëm, prandaj ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë.
Dyshime rreth këtij projektligji u ngritën edhe nga deputetët opozitarë edhe për çështjen e përcaktimit të gjinisë së fëmijëve me fertilizim të asistuar mjekësor, por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i mohoi të njëjtat duke thënë se me këtë projektligj ndalohet përcaktimi i gjinisë.
Vitia ka thënë se shëndeti riprodhues është ndikuar për shkak se nuk ka pasur legjislacion adekuat.
Për këtë arsye, sipas tij është paraparë plotësim-ndryshimi i kornizës ligjore.