
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Politiko” ka treguar nëse do të ketë një PDK-ja një koalicion me Vetëvendosjen.
Ajo ka thënë se mënyra se si e sheh PDK-ja Kosovën dallon nga ajo e Vetëvendosjes, raporton Gazeta10.
“Sa i përket çështjeve të koalicionit ne tashmë jemi deklaruar disa herë, natyrisht që angazhimi i PDK-së ka qenë që të kemi një formim të një qeverie të re e cila do të përbëhej nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë, dhe kjo ka qenë një preferencë e hapur që e kemi deklaruar disa kohë, dhe në mes të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë disa çështje që na ndajnë dhe rrugëtimi ynë politik dhe mënyra se si e shohim ne të ardhmen dallon shumë nga qasja që ka pas Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10