Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

A jeni të kënaqur me qeverisjen Kurti? – Bie mbështetja qytetare ndaj kryeministrit në sondazhin e Kanal10

Gazeta10
05 July 2023 - 9:45

Mbi 50% e qytetarëve shprehen të pakënaqur me qeverisjen e Albin Kurtit. Kështu të paktën kanë votuar në sondazhin e hapur në emisionin e mëngjesit me Arben Ahmetin në Kanal10.

Në pyetjen se A jeni të kënaqur me qeverisjen Kurti? Nga 50 telefonues që arritën të marrin linjën 34% thanë se janë të lumtur me qeverisjen Kurti kurse 66% të tjerë thanë se nuk janë të kënaqur me qeverisjen aktuale.

Rezultati po thuajse i njëjtë ishte edhe në POLL-in e hapur në komunitetin e Kanal10 në Viber ku 38% e votuesëve votuan për pro qeverisjes së Kurtit dhe 62% votuan kundër qeverisjes së tij.

I ngjashëm mbetet edhe rezultati online në kanalin zyrtarë në Youtube ku nga 208 votues 42% votuan në opsionin Po (jemi të kënaqur më qeverisjen Kurti) kurse 58% votuan për opsionin Jo (nuk jemi të kënaqur).

Sondazhet tashmë janë shëndrruar në traditë në emisionin e mëngjesit me Arben Ahmetin, rreth një muaj më parë më 14 Qershor u hap një sondazh ku u pyetën qytetarët se A i mbështesni veprimet e qeverisë Kurti? 56% e votuesve në Youtube votuan pro mbështetjes së veprimeve të qeverisë Kurti ndërsa 44% votuan kundër. Kurse përmes thirrjeve, 51% e telefonuesve votuan pro veprimeve të qeverisë Kurti ndërsa 49% të tjerë kundër. Në bazë të rezultateve të këtyre sondazheve vërehet një zbehje e përkrahësve të veprimeve të Qeverisë Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.