Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A ka diçka përtej vdekjes? – Flet fizicienti, Jahja Kokaj

Gazeta10
29 Maj 2024 - 9:47

Fizicienti, Jahja Kukaj në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” është pyetur se a ka jetë pas vdekjes.

Ai ka treguar një histori të një personi që ka vdekur por energjia e tij ka qenë e pavdekshme, raporton Gazeta10.

“Kur motrës time i vdiç bashkëshorti, ajo u trishtua shumë dhe ai në mënyrë ledhatuese i tha se të betohem në shkencën time, diturinë time dhe krejt asaj që i besoj që burri yt nuk ka vdekur dhe ai është i gjallë, ndërsa ajo po i thotë se atë e ka shkelur një kamionë si mund të jetë i gjallë, e kam parë copë e grimë tani ai është varrosur, dhe i thotë po po por ajo pjesa e signalit të mençur që është kryesorja për egzistencën e trupit, ndërsa informacioni edhe energjia janë të pavdekshme dhe energjia vetëm transformohen prej një forme në formën tjetër, dhe bëhet pjesë e kozmosit”, tha ai në Kanal10.

Sipas tij edhe pas vdekjes informacioni për një person është i pavdekshëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.