
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla teksa ka folur për zgjedhjet në Kosovë, ka thënë se ata synojnë të vazhdojnë punët e nisura, në mënyrë që të kenë më shumë se 60%.
“Në zgjedhjet e ardhshme synojmë që të kemi më shumë se 67 vende në kuvend”, është shprehur e bindur Gërvalla në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Në ndërkohë ajo është pyetur nga gazetari Sadiku se “a do të ketë Guxo pa Osmanin?”
Një hezitim për t’u përgjigjur drejtpërdrejt kësaj pyetje e ka pasur ministrja Gërvalla.
“Për fat të mirë zgjedhjet janë shumë shpejt dhe për fat të mirë qytetari do të japë votën e tij, ku ai dëshiron të japë. Procesi i votimit do të jetë i organizuar mirë”, ka thënë Gërvalla. /Gazeta10/