Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A ka krizë ekonomike? -Beqa: Secili qytetar jeton me keq se para katër viteve

Gazeta10
09 April 2024 - 11:41

Rritja e çmimeve po vazhdon të jetë shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Kohëve të fundit ka pasur vazhdimisht rritje të çmimit për produktet bazike.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Erton Beqa për emisionin ‘Dita e re’ në Kanal10 ka thënë se secili qytetarë i Kosovës jeton me keq se para katër viteve.

Kjo pasi sipas tij, inflacioni ka qenë i lartë në tri vitet e fundit dhe ka ndikuar shumë që zhvlerësohet paraja, raporton gazeta10

“Nëse para kohës së pandemisë nga 100 euro të hyra që i kanë realizuar qytetarët dhe familjet në Kosovë, ata i kanë shpenzuar rreth 38 euro për ushqim. Sot pavarësisht edhe rritjes se pagave që kanë mundur të ndodhin në sektorin publik apo atë privat, shpenzimet për ushqim shkojnë në 58 euro nga 100 eurot qe i marrin”, ka thënë Beqa.

Sipas tij, kjo i detyron familjet në Kosovë që t’i reduktojnë shpenzimet tjera në sektor dytësor sepse është vështirë të përballohen këto rritje të çmimeve.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.