Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

A kërkoi ndihmë UÇK-ja nga NATO? Ja çfarë thotë Wesley Clark

Gazeta10
18 November 2025 - 12:52

Lidhur me raportimet se UÇK-ja kërkonte ndihmë nga vendet e Perëndimit për t’u furnizuar me armë, gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark tha se NATO nuk e kishte synim një gjë të tillë. Mirëpo, Clark tha se ka pasur disa raporte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës kërkonte ndihmë gjatë dy javëve të fundit të luftës.

“Ne kemi marrë disa raporte nga UÇK-ja ditëve të fundit, dy javëve të fundit, dhe na ndihmoi mbi perspektivën e asaj që po ndodhte aty brenda Kosovës, por nuk kishim synime t’i furnizonim me armë, sepse kjo do të bënte shkelje të Kombeve të Bashkuara ndaj Jugosllavisë”, tha Clark.

“Kur dikush thotë ‘ndihmë, ndihmë’, nuk do të thotë komandë e kontroll”, tha ai.

Tutje, gjenerali i pensionuar amerikan tha se informacionet mbi UÇK-në i merrnin nga të gjitha burimet e mundshme.

“Unë nuk kam marr asgjë nga zotëri Thaçi, i cili pretendohet se ka qenë përgjegjës”, tha ai pos tjerash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.