
Lobuesi shqiptaro-amerikan, Naim Dedushaj teksa fliste në emisionin “Politiko” në Kanal10 rreth rikthimit të Donald Trump si president i ShBA-së, deklaroi se ai mund të punoj me kryeministrin e vendit, Albin Kurti por që do përcjellet me shumë pengesa.
Sipas Dedushajt, ajo çfarë e ka penalizuar këtë marrëdhënie janë mosmarrëveshjet me Kurtin dhe mentaliteti i politikës në vend, raporton gazeta10.
“Mund edhe të punoj por do të ketë pengesa shumë, nga shumë akterë tjerë të cilët kanë pasur mosmarrveshje me Kurtin dhe qeverinë e tij. Nuk është vetëm Grenelli por ka edhe tjerë. Gjithsesi duhet të ndërrohet mentaliteti i politikës atje”, tha ai. /Gazeta10/