Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

A u favorizuan vëllai dhe daja i Fitore Pacollit? – Peci në ‘Politiko’: Nuk kemi mundur të bëjmë diskriminime!

Gazeta10
21 November 2024 - 20:45

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun u është përgjigjur kritikave për grantet e dhëna prej 100 mijë eurove për vëllain dhe dajën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacollit.

I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a janë favorizuar familjarët e Pacollit ngaqë janë me Vetëvendosjen, Peci ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk është favorizuar askush, porse në këtë rast nuk kanë mundur të bëjnë diskriminime.

“Nuk është favorizuar askush. Nuk mund të diskriminohet askush. Kjo do të thotë se as nuk është favorizu, por as ne nuk mundemi me i thane që ti nuk mundesh me qenë përfitues i grantit përderisa je Vetëvendosje”, ka thënë Peci në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.

Peci ka thënë se qytetarët nuk mund të diskriminohen veçse janë me VV-në, ngaqë sipas tij, kjo do të përbënte ‘diktaturë’.

“Për VV kanë votuar 438 mijë qytetarë, do të thotë janë 120 mijë emra përfitues. Prej 120 mijë emrave nëse ne themi kushdo që ka votuar në zgjedhjet e fundit, VV nuk mundet me qenë përfituese e subvencioneve dhe granteve, kësaj era i vjen diktaturë”, ka thënë Peci. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.