Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AAK në seli të re!/ Gjini: Hovenier i ftuari i parë, mesazh për demokracinë!

Gazeta10
04 July 2024 - 20:59

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka treguar detaje sa i përket hapjes së selisë së re të AAK-së.

Ai ka treguar se takimi i parë në selinë e re ka qenë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, raporton Gazeta10.

Gjini ka shtuar se takimi i parë me ambasadorin ka qenë një mesazh për demokrainë në Kosovë.

“Prej tetorit të vitit 2000 kemi qenë në një objekt tjetër ndërsa tani e kemi objektin tonë, ka dal një hapsirë e jashtëzakonshme për me i përfundu detyrat e një partie politike, ka qenë një nder shumë i madh me e pasë ambasadorin amerikan, Jeffery Hovenier, dhe takimi i parë me të është një mesazh për demokracinë në Kosovë për funksionimin e partive politike, të cilat janë zakonisht të rëndësishme për demokracinë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.