Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazi: Anti-demokratike që të gënjehet për kërcënim ndaj Kurtit

Gazeta10
13 February 2024 - 17:12

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, po e konsideron si anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që të refuzohen pyetjet e deputetëve ndaj Qeverisë.

Abazi në këtë listë të veprimeve anti-demokratike ka future edhe vazhdimin e diskutimit për dhënien e burgut të Gjilanit me qera derisa ka një refuzim në Kuvend dhe nga shoqëria civile.

Deputeti Abazi gjithashtu ka shkruar se është anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që të “gënjehet opinion publik për kërcënime ndaj kryeministrit duke e përdorur transmetuesin publik dhe duke keqpërdorur AKI-në dhe duke mos paraqitur asnjë fakt, as kundështim ndaj deklaratës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë që demanton qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Ai tutje ka thënë se është rrezikim I sigurisë Kombëtare që të përcaktohet Komisioneri i FSK-së “nga një njeri pa legjitimietet dhe pa asnjë transparencë”. “Këto veprime janë shkaterruese për rendin kushtetues dhe republikën parlamentar. Duhet seance parlamentare urgjente për sjelljen jodemokratike dhe jokushtetuese të ekzekutivit. Ministrja e Drejtësisë duhet të thirret me urgjencë në Komisionin Parlamentar për deklarimet e rrejshme lidhur me marrëveshjen me Danimarkën.”, ka shkruar Abazi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.