
Deputeti i pavarur, Haki Abazi është ‘përplasur’ me analistin politik, Blerim Gashin teksa kanë diskutuar për ‘gabimet’ e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin.
Sipas Abazit, Kurti ka treguar ‘indiferencë’ karshi ngjarjeve tragjike në vend.
“Në Prishtinë, situatë është edhe më keq sesa ka qenë. Nuk mundesh me u ba i shurdhër kur të vrahet gruaja shtatzanë nëntëmuajshe në oborr të QKUK-së. Nuk mundesh me mbet i heshtur kur vrahet vajza pesëvjeçare në Gjakovë”, ka thënë deputeti Abazi.
Ndaj një deklarate të tillë ka reaguar analisti Gashi.
“Cilat probleme? Atyne raporteve serioze që thojnë që është vendi më i sigurt mas Zvicrës? Ata janë ni shpi budallë s’dijnë apo?”, ka thënë Gashi.
“Nalu qetu. Këto që po i tham në parlament, në konferenca për shtyp dhe këtu janë vendime që i kam marrë”, ka thënë Abazi teksa debati mes tyre ka vazhduar. /Gazeta10/