Gazeta10

Abdixhiku: Gjenocidi në Srebrenicë, tragjedia më e madhe njerëzore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e ka cilësuar ditën e gjenocidit në Srebrenicë si “tragjedinë më të madhe njerëzore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”.

Abdixhiku në 29-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë tha se kujtojnë dhe nderojnë të gjitha viktimat e këtij akti çnjerëzor.

“Plagët dhe dhimbjet e familjeve, janë ende të thella dhe të rënda për faktin se edhe pas shumë viteve, nuk ka drejtësi për Srebrenicën dhe mohuesit e saj – mbi të gjitha janë plagë të paharrueshme”, tha ai, sipas një deklarate të publikuar nga LDK-ja.

“Gjersa, mohimi i vazhdueshëm i këtij gjenocidi nga shteti serb si dhe proklamimi i projektit politik e kulturor për Serbinë e Madhe tregojnë qartazi për mospendesën e Serbisë dhe qëllimet e pandryshueshme historike për destabilizimin e rajonit. Mospendesa, mohimi e ikja nga përgjegjësia vazhdojnë të dëmtojnë jo vetëm relacionet mes popujve por dhe të ardhmen e përbashkët euroatlantike që Ballkani Perëndimor duhet të ketë”, shtoi Abdixhiku.

Ai tha se sot “është imperative që Serbia të përballet me të shkuarën e saj, të pendohet për këtë të shkuar dhe të angazhohet drejt paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajonin tonë”.

“Askush më mirë se ne, nuk e njeh këtë dhimbje. Kosova ndjenë me datat si 11 korriku, sepse ngjashëm ishte viktimë e spastrimit etnik serb. Ne, sot dhe përherë përkujtojmë të gjithë viktimat e regjimit shfarosës serb. Le të jetë kjo ditë përkujtimi; por dhe reflektimi që të mos ndalemi të punojmë për paqe për gjithë njerëzimin”.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë