
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka kujtuar Smajl Hajdarajn në përvjetorin e tij të vdekjes, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Hajdaraj ishte patriot i orëve më të rënda të vendit.
Më tej, ai ka thënë se përfaqësonte modelin e heroit në kuptimin më të plotë.
Tutje, Abdixhiku ka thënë se ai është marrë vetëm fizikisht por ideali i bashkëpunëtorëve të tij vazhdon të jetë udhërrëfim.
Këtu keni postimin e plotë:
“Smajl Hajdaraj, ishte patriot i orëve më të rënda të vendit. Një veprimtar i lëvizjes pavarësiste të Ibrahim Rugovës, një komandant e luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një deputet i lirisë, prind, familjar e shok i pashoq, ai përfaqësonte modelin e heroit në kuptimin më të plotë të mundshëm.
U vra në liri, më 17 janar të vitit 2002, para banesës së tij në Pejë. Sot, 21 vite më pas, nderuam jetën e veprën e tij. Ai na u morr vetëm fizikisht, por ideali i tij e bashkëpunëtorëve të tij, vazhdon të jetë udhërrëfim për ne”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10