
Lumir Abdixhiku – Lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se stil i Qeverisë së udhëhequr nga Kurti janë paranojat nga mësimdhënësit, mjekët, mediet e bizneset.
Abdixhiku më tej ka thënë se ky stil që është instaluar në pushtet nuk dallon nga opozitarizmi, transmeton Gazeta10.
“Unë besoj që kjo paranojë fiktive ndaj mësimdhënësve, mjekëve, ndaj mediave, bizneseve, prodhuesve në vend është një shenjë e stilit qeverisës e Kurtit që e ka instaluara në pushtet që nuk dallon fare prej opozitarizmit”, ka thënë ai në emisionin Pressing./Gazeta10