Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të shpëtojnë

Gazeta10
18 November 2024 - 21:28

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në Prizren e kanë mbajtur “Tubimin e ndryshimit”.

Gjatë fjalimit të tij, kryetari Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për skandalet korruptive, nga grantet e dhëna për familjarët e tyre, mafinë energjetike, rezervat shtetërore e kontratat një burimore.

Ai tha se ndryshimi po vjen.

Abdixhiku tha se ata që mashtrojnë nuk do të kenë shpëtim.

‘’Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim’’, tha Abdixhiku në fjalimin e tij në tubimin në Prizren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.