Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë, e falëderon për mbështetjen ndaj vendit

Gazeta10
26 August 2024 - 17:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës, siç njoftoi LDK-ja në Facebook.


“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit”, thuhet në njoftimin e partisë më të vjetër në vend.

“Kryetari Abdixhiku i uroi z. Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij”, thuhet tutje në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.