
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar Emisarin e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Lumir Abdixhiku – Lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ka takuar Emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
I pari i LDK-së së bashku me Sarrazin, kanë biseduar për dialogun Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave dhe Procesin e Berlinit, transmeton Gazeta10.
“LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim./Gazeta10