
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnir Abdixhiku, ka takuar sot kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, raporton Gazeta10.
Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Po ashtu, ata kanë diskutuar edhe për procesin e integrimeve europiane.
“Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së. / Gazeta10