
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Sali Çekajn, raporton Gazeta10.
Ai në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar edhe nga disa bashkëpunëtor të tjerë.
Abdixhiku në fotografinë e postuar në Facebook ku është i ulur në oda tradicionale shqiptare ka thënë se është në atë odë i rrethuar nga kujtimet e patriotëve të mëdhenj të vendit.
Këtu keni postimin e tij:
“Në odë të Sali Çekajt, mes kujtimeve për patriotët e mëdhenj të vendit”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10