
Në emisionin “Raport” me gazetarin Naim Sadiku, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se nuk pritet asgjë nga kjo qeveri.
“Nuk është hajri i kësaj qeverie, nuk pritet asgjë e mirëfilltë e nxjerrjes së përfitimeve nga përballja me Serbinë”, tha Abdullahu.
Ai tutje tha që kjo qeveri, kjo mendësi qeverisëse vazhdimisht niset nga ideja gati paranojake se nuk duhet humbur asgjë, nuk niset nga ideja që ne duhet të fitojmë nga përballja me Serbinë.
“Në përballje me Serbinë duhet të kemi miqtë që i kemi pasur dhe si të tillë të fitojmë nga dialogu”, ka thënë Abdullahu.
Ai tutja tha që kjo qeveri si kulturë politike dhe si mendësi i ka rrënjet te ai kualifikimi regresiv që në Uashington janë thikat mbi hartën e Kosovës. /Gazeta10/