
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsyetimet e shumta të Qeverisë Kurti ndaj grevistëve janë ideoteske, raporton Gazeta10.
Sipas tij kjo logjikë këta qeveritarë po i qon tek përfundimi se ska nevojë për sindikata, se Qeveria merret me këto punë.
“Nëse jau plotësojmë kërkesat mësimdhënësve, mandej trimërohen edhe të tjerët. Kështu po arsyetohen pushtetarët. Nuk ka arsyetim ma idiotesk se ky për mos me ia plotësu kërkesat grevistëve. Kjo logjikë këta qeveritarë po i qon tek përfundimi se, s’ka nevojë kurrë për sindikata, se Qeveria meret me këto punë – Ja krejtve ja hiç askujt. Logjikë “Krejt dhe Drejt”./Gazeta10