Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abixhiku pret drejtuesit e partisë boshnjake SDU

Gazeta10
27 September 2022 - 12:36

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot me bashkëpunëtorë ka pritur kryetaren e SDU-së, Duda Balje, raporton Gazeta10.

Kryetari Abdixhiku me Duda Balje diskutoi për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së.

Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.