Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Absolutisht manipulim, nuk të lejoj me vazhdu”, përplasen ashpër Matoshi dhe Gashi

Gazeta10
28 October 2024 - 20:52

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar deklarimet e fundit të pozitës dhe opozitës pas seancës së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku opozita hodhi kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Gashit, ky hov i opozitës për të gjetur gabime po ndodh pikërisht për shkak që Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve.

“Po afrohemi shumë afër kampanjës zyrtare edhe normal që ky hovi politik i opozitës me gjet gjithçka zi e keq e terr, e s’po marohet ura në Saradran, s’po investohet është normale”, tha Gashi.

“Jo ura në Saradran është maru”, e ndërpreu Matoshi.

“Po vjen Ursula po ia bon bajat, dul mr.Dulla tha kena ra në batak të ekonomisë, dul presidentja e komisionit evropian tha zhvillim impresiv ekonomik”, tha Gashi.

Me këtë deklaratë nuk u pajtua gazetari Matoshi, i cili tha se komisionerja evropiane nuk e ka pasur fjalën për këtë qeveri, por për njëzet vjet.

“Absolutisht manipulim. As edhe një minutë tutje s’të la me shku”, tha Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.