Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Adelina Ismaili e quan mizore vrasjen e Liridonës, ka një kërkesë publike për gjithë prindërit

Gazeta10
04 December 2023 - 10:53

Vrasja e Liridona Ademaj ka tronditur të gjithë, duke ngjallur edhe reagime të shumta në vend.

Derisa organet e hetuesisë vazhdojnë punën e tyre, dyshimet janë se bashkëshorti i saj, Naim Murseli porositi vrasjen e saj.

Së fundmi, për vdekjen e Liridonës ka reaguar edhe këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili, raporton gazeta10.

Ajo e ka quajtur mizor vrasjen e Liridona Ademajt.

Këngëtarja Ismaili ka kërkuar nga prindërit që t’i mësojnë vajzat të mbrohen ka padrejtësitë e burrave.

“Mësoni aman vajzat të mbrohen. Mësoni vajzat t’u thonë ‘JO’ burrave. Mësoni vajzat që të divorcohen nuk është trup. Do t’ua shpëtoni jetën”, ka shkruar në reagimin e saj Adelina Ismaili.  /Gazeta10/

Me poshtë e gjeni të plotë reagimin e saj për rastin e vrasjes së Liridonës:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.