Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aderimi i gjeneralit Rama në PDK, Zogiani: ‘Shteti’ i PDK-së po i bashkohet shtëpisë së vet

Gazeta10
27 March 2024 - 11:31

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj aderimit të ish-komandantit të FSK-së, Rrahman Rama, në PDK.

Ai ka bërë me dije se kjo tregon për aferesinë që kanë pasur me PDK-në figurat që kanë udhëhequr institucionet kryesore në Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë mënyrë “shteti” po i bashkohet PDK-së.

Ai ka përmendur edhe aderimet e me hershme në PDK.

“ ‘Shtet’ i PDK-se po i bashkohet ngadale shpise se vet… njehere ish-kreu i policise, tash ish-kreu i FSK-se i bashkohen PDK-se! Se shpejti edhe kreu i Kushtetuses, apo Kryeprokurori?! Per shume arsye kreret e organeve te sigurise nuk duhej fare te merreshin me politke! Asnjehere, pra as pas pushimit nga detyra. Kredibiliteti i ketyre institucioneve duhet te ruhet me çdo kusht, por nuk eshte se PDK ka mendu ndonjehere per kredibilitet te institucioneve apo shtetit! Ngusht e kane pa shtetin gjithmone!”, ka shkruar Zogiani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.