
1 Maji njihet si Dita e Punëtorëve në gjithë botën. Në këtë ditë, afaristi i suksesshëm shqiptar, Isak Neziri, i ka ftuar mërgimtarët që të angazhohen për t’iu treguar të rinjve në Kosovë se mërgimi nuk është zgjidhje.
Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Neziri ka shkruar se tregu i punës në Evropë ka ndrushuar shumë, derisa Kosova siaps tij, po ofron çdoherë e më shumë vende kualitative të punës, raporton gazeta10.
Postimi i plotë i tij:
Në këtë ditë te punëtorëve dhe çdo ditë tjetër uroj që secili prej nesh në mërgim të angazhohemi që të rinjve të Kosovës t’u tregojmë se mërgimi nuk është zgjidhje.
Tregu i punëtorëve në Evropë ka ndryshuar shumë, derisa Kosova po ofron çdoherë e më shumë vende kualitative të punës.
Me lejoni që në këtë ditë të bëjë një dedikim shumë emocional të gjyshërve e baballarëve tanë, gjeneratës së parë të mërgimtarëve.
Rrëfimet për përjetimet e tyre, dhe arritjet e gjeneratave sot, na mbushin me lot krenarie. Gjithçka arrihet me punë! /Gazeta10/