
Avokati Taulant Hodaj ka numëruar disa nga veprat penale që janë konsumuar lidhur me skandalin e aferës ‘Kokaina’ në Leposaviq, ku nënkryetarja Dragana Miletiq shihet duke konsumuar lëndë narkotike.
Hodaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se personat që shihen në video duke konsumuar lëndë narkotike rrezikojnë burg nga 6 muaj, 3 e deri 5 vjet, varësisht nga cilësimi i veprës penale.
“Ka elemente të disa veprave penale që potencialisht janë kryer edhe përveç kësaj vepëre penale, posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe substancave tjera, qysh e thotë ligji, kjo është një vepër penale. Pastaj keqpërdorim i besimit, ngase e ka keqpërdor atë besim në institucione, keqpërdorim i detyrës zyrtare. Mendoj që këto janë disa nga veprat penale që i kanë konsumuar potencialit, mirëpo gjatë hetimit mund të dalin edhe veprime tjera”, ka thënë Hoda. / GAZTEA10/