
E diela e 21 janarit e sjellë një edicion special të emisionit “Kampionët”.
Kësaj here, “Kampionët” vjen tek ju, ekskluzivisht nga Turqia, aty ku është ‘zhvendosur’ futbolli kosovar.
Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.
E me këtë shkas, ekskluzivisht për mikrofonin e Kanal10 ka folur edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ai thotë se Kosova nuk ka vend për shqetësim pasi ka mbi qindra futbollistë që janë në listë për t’u ftuar te kombëtarja A e Kosovës.
“Nuk ka vend për brengosje. Shoh se disa nuk duan ta pranojnë, mirëpo unë ju njoftoj se Kosova ka 187 futbollistë që presin për t’u ftuar te Kosova” – tha ai .
Në vazhdim, Ademi ka një urim për të gjithë këta futbollistë.
“Uroj që të zhvillohen sa më shumë, dhe besoj që do të zhvillohen, pasi janë të një niveli reprezentativ. Të gjithë futbollistët e kësja liste pritet të bëhen anëtarë të Kosovës së shpejti” – përfundoi Ademi.