Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Agim Bahtiri: Pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë me së shumti për Mitrovicën

Gazeta10
24 January 2024 - 21:42

Ish kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut që vjen Lëviza Vetëvendosje, ka lavdëruar punën e Qeverisë Kurti për veriun.

Bahtiri në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka shkuar aq larg sa ka thënë se pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë me së shumti për Mitrovicën.

“Punën më të mirë që ka bërë ndonjëherë pas Isa Boletinit në Mitrovicë e ka bërë Albin Kurti, pikë”, është shprehur Bahtiri.

Sipas tij, VV në Mitrovicë ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.