
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në emisionin “Raport” ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti për Neë York Times.
Sipas saj, kryeministri nuk i sheh si të duhura mediat lokale të transmetojnë mesazhe të tilla, raporton Gazeta10.
“Për krizat që i kemi në vendin tonë, kryeministri Kurti zgjedh mediumet ndërkombëtare dhe jo ato lokale sepse sipas kritereve të tij, mediumet lokale nuk janë të denjta për t’iu adresuar opinionit publik, dhe dërgon mesazhe në nivel global që Kosova është e kërcënuar”, tha ajo në Kanal10.
Sipas Ahmetaj mesazhet e tilla nga kryeministri Kurti mund të ndikojnë negativisht tek investitorët./Gazeta10