Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është futur në udhërrëfyesin për Kosovën dhe Serbinë

Gazeta10
16 April 2024 - 13:50

Gazetari dhe drejtori i media10, Arben Ahmeti në Speciale në Kanal10 ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Këshillin e Evropës, e ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është futur në udhërrëfyesin për Kosovën dhe Serbinë, raporton Gazeta10.

“Kushti politik që kësaj rradhe është vendosur është Asociacioni, dërgimi i tij në Kushtetuese, nëse insitucionet e Kosovës, Qeveria Kurti e bënë këtë veprim gjasat që të përfundojmë antarësimin në muajin maj janë të mëdha, nëse jo druajë që do të hyjmë në një proces ku me vite të tëra do të vonohet anëtarësimi, po ashtu Marrëveshja e Ohrit është futur në marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë si kushtë për të avancuar të dyja shtetet drejtë Bashkimit Evropian”, tha ai në Kanal10.

Ahmeti shton se edhe nëse nuk nënshkruhet Marrëveshja e Ohrit, Kosova e ka kushtë që të arrijë atë marrëveshje nëse dëshiron të avancojë drejt BE-së. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.