Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti paralajmëron publikimin e një hulumtimi rreth një zyrtari të UNMIK-ut të përfshirë në propagandë kundër Kosovës

Gazeta10
09 Gusht 2024 - 18:31

Hapja e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve pritet të bëhet shumë shpejt, pasi që institucionet e Kosovës kanë nisur tashmë procedurat për testimin e fuqisë mbajtëse të kësaj ure.

Drejtori i Kanal10, Arben Ahemti në emisionin “Raport”, ka thënë se janë shterur të gjitha arsyet që të mos hapet Ura e Ibrit.

Ahmeti tutje ka njoftuar se në veri është e instaluar një administratë e UNMIK-ut me një përbërje të çuditshme.

Ai ka paralajmëruar se të hënën do të publikojnë një hulumtim ku do të paraqitet një zyrtar i UNMIK-ut më identitet të dyfishtë duke bërë propagandë për Kosovën.

“UNMIK-u fatkeqësisht e ka një administratë në veri që ka mbetur, e cila ka një përbërje të çuditshme të individëve të cilët janë aty. Unë kam qenë gazetari autori i cili pata raportuar para disa vitesh kur punoja në Koha Ditore për përbërjen e UNMIK-ut dhe aty më pati rezultuar se diku 70 për qind e stafit janë zyrtar rus që shërbejnë në kuadër të UNMIK-ut. Kur e pash këtë reagimin hyra dhe u riktheva pak tek arkivat, hulumtova pak. Besoj se të hënën do ta kemi një ekskluzivitet, jam afër që ta përmbyll një hulumtim i cili tregon për përfshirje shumë të madhe të një zyrtari të UNMIK-ut nga veriu në spiunazh. Paraqitet me identitet të dyfishtë, propagandë kundër Kosovës në disa qarqe të fuqishme ndërkombëtare, përfshirë angazhimin në disa dokumentar të cilët bukur problematik sa i përket Republikës së Kosovës”, ka thënë Ahemti.

Ai ka thënë se pas publimit të këtij hulumtimi pret që ky zyrtar i UNMIK-ut të shpallet  ‘non grada’ nga institucionet e vendit.

“ Në fakt, besoj që ne të hënën  do ta ndërtojmë një rast që një zyrtar i lartë i UNMIK-ut të shpallet ‘non grada’, ende nuk e kam krejtësisht të qartë situatën sepse ende jam duke hulumtuar. Realisht herë po e shoh në një dokumentar të njëjtin zyrtar, herë po më kujtohet se ka qenë në UN, herë po e dijë që është në UNMIK, herë po e dijë që është në shtet tjetër, herë më shfaqët me tjetër nacionalitet. Të gjitha këto të hënën në këtë  emisionin tek ti besoj që do ti shpalosim dalëngadalë dhe do ti shohim dalëngadalë”, ka bërë të ditur Ahmeti. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.