Sulmuesi brazilian Antony tash e një kohë është në radarin e skuadrës së Manchester United, shkruan Gazeta10.
Por duket se ky transferim nuk do të ndodhë aq lehtë, pasi për largimin e sulmuesit Brazilian, Ajaxi kërkon rreth 100 milionë euro.
Antony pëlqehet shumë nga trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, i cili e dëshiron atë me çdo kusht në skuadrën e tij.
Ten Hag ka punuar më sulmuesin 22-vjeçar për dy sezone sa ishte në krye të shtabit teknik të kampionit të Holandës.
Antony ka arritur marrëveshje personal me Unitedin për një kontratë pesëvjeçare dhe tani ekipit anglez i mbetet të negociojë vetëm me Ajaxin.
22-vjeçari është pjesë e Ajaxit që nga viti 2020, ku u transferua nga ekipi Brazilian Sao Paolo për shumën e 15 milionë eurove.
Falë paraqitjeve të mira, Antony është ftuar edhe nga kombëtarja A e Brazilit, ku deri më tani ka zhvilluar nëntë ndeshje me “Seleçao”, prej të cilave ka shënuar dy gola. /Gazeta10/