Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ajeti e Seferi shprehen optimistë për ndeshjet e shtatorit

Gazeta10
19 September 2022 - 15:31

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e shtatorit kundër Izraelit dhe dhe Islandës.

Të hënën në konferencë për media janë paraqitur dy futbollistët e ‘Kuqezinjëve’, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi.

Mbrojtësi Arlind Ajeti i cili rikthehet pas disa kohësh të Kombëtarja Shqiptare, ka deklaruar se e vlerëson ftesën e Edi Rejës dhe ka premtuar maksimumin e tij për këto dy ndeshje.

“Janë disa lojtarë të rinj, por për mua nuk ka rëndësi. Është gjithmonë kënaqësi e madhe që jam pjesë e ekipit dhe të luaj me Kombëtaren dhe sa herë jam i ftuar, jam gjithmonë i kënaqur. Janë ndeshje vendimtare dhe ne akoma nuk kemi filluar të përgatitemi, por kemi mjaft kohë për t’u përgatitur dhe do bëjmë maksimumin tonë.” deklaroi Ajeti.

Ndërkohë sulmuesi Taulant Seferi në këtë konferencë tha se është në formë mjaft të mirë për momentin dhe atmosfera në ekip poashtu është mjaft e mirë.

“I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe e ndjej veten mirë. Unë do të bëj maksimumin në stërvitje, por është zgjedhja e trajnerit, se cili do të luajë. Është një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gjithë së bashku. Kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që ky bashkim i yni të na ndihmojë edhe në fushë.” potencoi Seferi.

Shqipëria më 24 shtator luan si mysafir ndaj Izraelit, ndërsa më 27 shtator e prêt në “Air Albania”, Islandën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.