Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Prizren, goditet këmbësorin

Gazeta10
25 March 2024 - 9:12

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku vetura ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima që u përplas nga vetura është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, ndërkohë që shoferi i dyshuar është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur  këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.