Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me dy të lënduar në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Gazeta10
12 Korrik 2023 - 9:15

Dje ka ndodhur një aksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast kanë mbetur dy persona të lënduar.

Sipas policisë ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti është duke u hetuar, raporton Gazeta10.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Mazgit 11.07.2023 – 05:55. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante për trajtim të rastit. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.