Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Aksident me fatalitet në Rrugën e Arbrit, gruaja e vdekur – burri dhe fëmijët të lënduar

Gazeta10
14 March 2025 - 7:21

Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e djeshme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhë.

Shtetasi E.Z. duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vdekur bashkëshortja e tij, M.Z..

Të plagosur kanë mbetur edhe katër fëmijët e çiftit.

Një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.