Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, përkatësisht në Rekë të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale për Mitrovicën e Jugut.
“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës – viktima N. Z., 67- vjeçar”, ka thënë Zahiti. /Gazeta10