Nuk kalon pothuajse asnjë ditë pa u raportuar për raste të aksidenteve në trafik, të cilat ndonjëherë përfundojnë vetëm me dëme material, ndonjëherë me të lënduar, e në rastet më të rënda, me fatalitet.
Sot, dy vetura janë përfshirë në një aksident në fshatin Shirokë të Suharekës.
Nga ky aksident ka edhe të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 13:00 jemi njoftuar për një aksident mes dy veturave në Shirokë. Përveç dëmeve materiale, nga ky aksident ka edhe të lënduar, por që aktualisht nuk e dimë numrin e saktë”, ka potencuar ai.