Kronika e Zeze

Aksident mes dy veturave në fshatin Llapushnik, lëndohet një person

Gazeta10
09 Janar 2025 - 16:25

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në fshatin Llapushnik, në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime, ku dhe i është ofruar ndihma mjekësore.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fsh. Llapushnik). Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e rastit”, ka thënë Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.