Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në magjistralen Klinë-Gurakoc, vdes një person

Gazeta10
15 January 2024 - 13:54

 Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.

Lajmin për Gazeta10 e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

 “Rreth orës 12:52, Stacioni Policor rajonal në Klinë është njoftuar për një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, pikërisht në fshatin Krushevë e Vogel. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, tha Gashi./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.