Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në trafik, dhe pastaj grushta mes qytetarëve të përfshirë

Gazeta10
28 December 2022 - 12:18

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Pas aksidentit, palët e përfshira janë përleshur edhe fizikisht mes vete.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se për këtë rast janë shoqëruar në Polici nëntë persona.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor 9 persona. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.