Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në Zllakuqan të Klinës, tre persona të lënduar

Gazeta10
02 September 2024 - 23:45

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Klinës, të hënën.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë përfshira dy vetura dhe një traktor.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.