
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta10.
Edhe sot ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur një burimet e Gazeta10, i cili ka dërguar pamje, ku shihet se dy vetura janë aksidentuar dhe në bazë të pajmeve shihet se nuk ka të lënduar.
Ndërkohë Policia nuk shihet në vendit e ngjarjes.
Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja nga Policia e Kosovës./Gazeta10/