
Një aksident trafiku ka ndodhur në Vushtrri, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.
Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se këmbësorët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën ,Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësor. Tre këmbësorët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.”, ka thënë Zahiti./Gazeta10