
Gara me vetura që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në kilometrin e 15-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, përfundoi tragjikisht. Pasioni që kishin për garat e tilla, ua mori jetën tre të rinjve, Lordon Sylës, Molos Delijës dhe Nue Bibajt. Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër, me shpejtësi të ‘çmendur’.
Pikërisht për garën ilegale që ndodhi atë natë, thuhet se Hasan Tërshana, Komandanti i Trafikut në Rajonin e Prizrenit është degraduar nga pozita.
Lajmin e ka konfimruar për Gazetën Sinjali edhe vetë Tërshana.
“Po, unë e kam marrë vendimin prej drejtorit të Përgjithshëm”, ka zbuluar Tërshana. Ai ka treguar se tashmë e kanë zhvendosur në një pozitë tjetër.
“Më kanë çu më një pozitë tjëtër – tash jam në sektorin e operativës”, ka thënë ish-komandanti i Trafikut Rajonal të Prizrenit.
Për vendimin që ka pranuar, ai ka thënë se do ta shfrytëzojë të drejtën e tij të ankimimit.
“Unë do t’i shfrytëzoj të drejtat e mija, sepse ajo zonë nuk është zonë e përgjegjësisë së Njësisë së Trafikut, është zonë që i përkët Njësisë së Autostradave. Më është bë padrejësi, mirëpo unë përmes rrugëve ligjorë do t’i ndjek të drejtat e mija”, tha tutje Tërshana.
Se janë marrë ndaj dy zyrtarevë policorë në rajonin e Prizrenit, por pa i përmendur emrat e tyre, e ka konfimruat sot edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ndër masat e ndërmarra deri më tani është inicimi i hetimeve disiplinore për përgjegjësi menaxheriale, lëvizja e dy komandantëve të Njësive të Trafikut, plani i ri për siguri në trafikun rrugor”, tha Sveçla.
Ndryshe, nga gara me vetura që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në kilometrin e 15-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, mbetën të vdkeur tre të rinj: Lordon Sylës, Molos Delijës dhe Nue Bibajt.
Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër, me shpejtësi të ‘çmendur’.
Arlind Syla, shoferi i veturës që i goditi tre viktimat dhe Irfan Hoti, që po garonte me të, u arrestuan të dielën, si të dyshuar lidhur me këtë rast. Shoferët e dy automjeteve tashmë ndodhen prapa grilave.