
Një autobus me targa të shtetit të Shqipërisë ka bërë aksident gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën në drejtim të Zagrebit, ku si pasojë i vdekur ka mbetur një person dhe shumë të tjerë janë lënduar.
Siç raporton transmetuesi publik i Kroacisë HRT, aksidenti ka ndodhur kur një shtetas shqiptar 58-vjeçar, i cili drejtonte një autobus me targa shqiptare, është kthyer djathtas, ka përplasur një gardh dhe është përmbysur në anën e majtë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:43, raporton Gazeta10.
Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi, ndërsa një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, të cilëve iu ofrua asistencë mjekësore në spitalet në Karlovac dhe Ogulin./Gazeta10

