
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorimin e 196 mijë eurove për punimet në rrugën e Rugovës. Aktakuza është ngritur ndaj një zyrtari së Ministrisë së Infrastrukturës dhe pronarit të kompanisë “Sallahu” SH.P.K, për veprat “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.
Sipas aktakuzës, N.L, në cilësinë e personit zyrtar në MMPHI, si menaxher i kontratës për mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, “duke i mundësuar të pandehurit L.S, pronarit dhe personit përgjegjës të operatorit ekonomik “Sallahu” Sh.P.K, në mënyrë të kundërligjshme ka aprovuar pagesat, ku diferenca mes punëve të paguara dhe atyre të pranueshme është 196,234.21 euro, kështu duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovë në shumën e lartcekur.”